Një incident i papritur i ka ndodhur kryetarit të partisë Lëvizja Bashkë rrugës për në Greqi. Makina me të cilën ai udhëtonte bashkë me anëtarë të partisë e ka lënë në rrugë, pasi siç thotë vetë Qori, filloi t`i nxirte tym.

Anëtarë dhe mbështetës të Lëvizjes BASHKË do të jenë nesër në Athinë, në një takim të hapur për të prezantuar idetë dhe programin e hartuar për zgjedhjet e 11 Majit.

Postimi i plotë: 

Makina e Albanit vendosi të bëjë rezistencë pasive. Sidoqoftë ne nuk do të ndalojmë. Në Athinë do të mbërrijmë gjallë a vdekur, me mushkë, autobus ose në këmbë.

Shihemi nesër në Athinë, ora 11:00, për të diskutuar mbi idetë dhe programin e hartuar nga Lëvizja BASHKË!