Arlind Qori dhe Adriatik Lapaj kanë reaguar ndaj ftesës që Sali Berisha u bëri sot partive të vogla për të marrë pjesë në protestën e radhës që pritet të organizojë Partia Demokratike.
Përmes një video-mesazhi, Qori e ka refuzuar kategorikisht ftesën e kreut të PD-së, duke theksuar se Lëvizja Bashkë nuk do të bëhet pjesë e protestave të organizuara nga ajo që ai e cilësoi si një pjesë e sistemit të vjetër politik.
“Jo dje, jo sot, jo nesër. Lëvizja Bashkë nuk ka për ta ndyrë kurrë veten për të qenë pjesë e një sistemi të korruptuar politik. Ne jemi për rrëzimin e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës dhe, bashkë me të, të gjithë këtij sistemi të kalbur, të korruptuar, të vjetruar dhe servil ndaj oligarkisë”, u shpreh Qorri.
Ai theksoi se qëndrimi i Lëvizjes Bashkë mbetet i pandryshuar dhe se beteja e tyre politike do të vijojë jashtë aleancave me forcat tradicionale politike.
