Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump shpalli George Soros si kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare.

Berisha shtoi se organizata e Sorosit ka ndikim edhe në Shqipëri dhe është “e plotfuqishme, e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, përfshirë ish-bashkëshorten dhe bashkëshorten, përfitues të miliona eurove”.

Deklarata vjen në një kohë të tensionuar politike, duke ngritur akuza të forta mbi lidhjet e supozuara ndërkombëtare dhe ndikimin e tyre në skenën politike shqiptare.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha përpara SPAK:

Sistemi i reformës në drejtësi i Xhorxh Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri.

Pra, ju e morët vesh se presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, Xhorxh dhe Aleksis Soros, organizatë të mirëfilltë kriminale.

Por ju e keni shumë të qartë se organizata kriminale e Xhorxh Sorosit është organizatë ndërkombëtarë, jo vetëm kombëtare.

Dhe se në Shqipëri kjo organizatë është e plotfuqishme, e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja, përfituese të miliona e miliona eurove.

Por dua të them se produkte mafioze të organizatës kriminale të Xhorxh Sorosit dhe Aleks Sorosit është pas Edi Ramës familjarisht, janë në sistemin e drejtësisë. Mos harroni se Altin Troplini u dekorua pas arrestimit të Sali Berishës nga Entoni Blinken, nga një i pafytyrë, anëtar i organizatës kriminale të Sorosit, që nuk hyn sot në zyrat federale të vendit të tij.

Ja ku për merita të veçanta do të dekorohej.

Prisni tani…

Tani jemi prapë këtu se problemi është këtu.