Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin që po zhvillohet mbrëmjen e sotme nga SPAK.

Mësohet se janë lëshuar urdhër-arrest për 11 persona, mes të cilëve edhe ndaj biznesmenit Ervin Mata, si dhe ndaj ish-drejtuesit të Policisë, Erzen Breçani. Mata është një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.

Gjithashtu urdhër arresti është lëshuar edhe për shefin e Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni/ Ndaj këtij të fundit janë ngritur akuza për vepra të rënda penale, nga ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje grup i strukturuar kriminal. Sakaq nga ky aksion u arrestua ish-drejtori i Policisë Erzen Breçani, dhe është lëshuar urdhër ndalimi ndaj djalit të tij. Operacioni është ende në vijim.