Më 12 janar, u publikua Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, një projekt madhor në albanologji, i cili synon të pasqyrojë historinë, identitetin dhe trashëgiminë gjuhësore të shqiptarëve. Ky fjalor është një nga tre arritjet më të mëdha të fushës, përkrah Historisë së Shqiptarëve dhe Encikopedisë Shqiptare.
Megjithatë, një pjesë e përmbajtjes së tij ka shkaktuar shqetësime. Termi “vajzë” është përshkruar me disa përkufizime të cilat mund të konsiderohen ofenduese. Ato përfshijnë terma si “e pashtruar”, “arrakate”, “e pamoralshme” dhe “e përdalë”, të cilat kanë ngritur diskutime për përshtatshmërinë e tyre.

