Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar burg për jetë për Fatos Sulën, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Ilir Kupës në arratisjen nga burgu i Trikallës në Greqi.
Mësohet se dosja e Sulës është gjykuar veç nga ajo e Ilir Kupës dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe grabitje e armatosur me dhunë.
Ilir Kupa dhe Fatos Sula u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi në mars të vitit 2013, ku plagosën edhe dy roje.
5 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)