Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalluçin në lidhje me çështjen e SHISH.
Ndaj të dyve është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
Sulejmani, siç mëson gazetarja Anila Hoxha, ka deklaruar se e njeh Ergys Agasin, sepse janë të dy nga Durrësi. “Nuk e di çfarë krimi kam bërë, i kam çuar supë e ushqim”, mësohet të ketë thënë ai.
