Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 93-vjeçarin e përfshire ne ngjarjen e ndodhur ne fshatin Mashkullore.
Sipas informacioneve, konflikti mes palëve ka nisur për një tokë të dhënë me qira tek nipi i të moshuarit. Familjarët shprehen se ai ka pasur prej vitesh konflikte të vazhdueshme me ta dhe shpesh herë i ka kërcënuar me fjalë se do t’i vrasë.
Pas vendimit të gjykatës, të afërmit deklarojnë se ndihen të pasigurt, pasi sipas tyre, 93-vjeçari vijon t’i kërcënojeë edhe në kushtet e masës së sigurisë.
Ata bëjnë me dije se kanë depozituar disa kallëzime në DVP Gjirokastër edhe dy vite më parë, periudhe gjatë së cilës është ushtruar kontroll në banesën e të moshuarit, por atëherë nuk është konstatuar asgjë e paligjshme. Ndërkohë, tre ditë më parë, gjatë kontrollit të fundit, policia gjeti dhe sekuestroi armë zjarri, tritol dhe municione luftarake.
Familjaret kërkojnë nga organet e drejtësisë të rishikojnë situatën dhe të merren masa për largimin e tij nga banesa, duke argumentuar se ndihen të rrezikuar dhe në gjendje të vazhdueshme frike.
Ndërkohë, pritet reagimi i autoriteteve lidhur me kallëzimet e fundit dhe vlerësimi i masave të mëtejshme procedurale.
