Gjykata e Lartë sot shqyrton masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pasi çështja u kthye për rishqyrtim nga Kushtetuesja. Seanca është planifikuar të zhvillohet në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi.

Duhet që gjykata të arsyetojë nëse është proporcionale masa “Arrest me burg”, në raport me pozicionin e Veliajt si kryebashkiak.

Shumica e gjyqtarëve kushtetues vendosi se Gjykata e Lartë nuk dha argumente të mjaftueshme se pse Veliaj duhet të mbahet në burg, ndërsa është drejtues i zgjedhur i Bashkisë Tiranë.

Rishqyrtimi i arrestit me burg, bëhet teksa Gjykata e Lartë rishikoi një vendim unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e tij.

Vendimi parashikon se arresti me burg duhet të merret, pasi më parë të jenë shqyrtuar realisht masat e tjera alternative.