Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosën të ndryshojnë pjesërisht praktikën unifikuese për caktimin e masave të sigurisë.
Sipas vendimit, Gjykata ka detyrimin të arsyetojë se përse masat alternative janë të papërshtatshme për tu caktuar. Në lidhje me rrezikshmërinë e personit Kolegjet e Bashkuara ndajnë qëndrimin se gjykatat duhet të analizojnë personalitetin e personit.
“Në përgjigje të cështjes së parë me detyrimin e gjykatës për masa alternative para burgut, kolegjet përcaktojnë se qëndrimi i mbajtur në 2011 sipas të cilës kërkohet ose vendoset masa arrest në burg, gjykata nuk ka detyrimin të nuk është në përputhje me nenet dhe konventën evropiane. Në zbatim të këtyre neneve, gjykata ka detyrimin të shqyrtojë masa të tjera më pak kufizuese”, theksoi Sokol Sadushi.
