Një protestues është arrestuar nga Policia e Tiranës pasepisodeve të dhunës të regjistruara mbrëmjen e 9 shtatorit, gjatë protestës në kryeqytet. Ndërkohë, 15 persona të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.
Në pranga ka rënë Ergis Qoku, i cili dyshohet se ka dëmtuar automjetin e një qytetari gjatë protestës.
Ndërkohë, në gjendje të lirë do të hetohen Shkëlzen Bushi, Ilir Muzhaqi, Visuar Dalipi, Aldi Rruklli, Suel Elezi, Asim Prengezaj, Ardi Disha, Ermelind Kuka, Besnard Kaimi, Endri Neziraj, Aleandro Ahmetsulaj, Klodian Gjoka, Henri Tobli, si dhe një tjetër person.
Këta shtetas janë vendosur në disa prej kryqëzimeve kryesore të qytetit, duke bllokuar qarkullimin dhe pengimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe qytetarëve, përgjatë Rrugës së Elbasanit, te Kryqëzimi i Urës së Drejtorisë së Policisë Tiranë, te Kryqëzimi i Urës së Vasil Shantos, te Kryqëzimi te 21 Dhjetori dhe te Kryqëzimi te Inxhinieria e Ndërtimit.
Ata akuzohen për veprat penale “Tubim i paligjshëm”, “Bllokimi i rrugës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Ndërkohë, Mario Reka dhe Arnold Zhupani janë kapur me lëndë narkotike të dyshuar kanabis. Sipas policisë, gjatë kontrolleve ndaj tyre janë gjetur disa doza kanabisi, ndërsa ndaj tyre do të vijojë procedimi edhe për veprat penale që lidhen me lëndët narkotike./
