Kledina Skëndo, punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), është përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Durrësit për skandalin e mbetjeve të rrezikshme të eksportuara nga kompania “Kurum”.

Ajo ka marrë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si pjesë e një procedimi penal që ka përfshirë disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lidhur me aktivitetin e kompanisë. Skëndo ka qenë gjithashtu kandidate për deputete e Partisë Socialiste, e renditur e 34-ta në listën e Tiranës gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.