Gjatë një daljeje për mediat Sali Berisha ka reaguar në lidhje me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në 3 qytete të Shqipërisë, duke sjellë arrestimin e disa zyrtarëve të lartë të Policisë, biznesit dhe drejtësisë.
Në lidhje me arrestimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka, Berisha hodhi akuza se kryeministri Edi Rama e ka ndihmuar këtë të fundit të grabisë 100 mijë m2 tokë në Velipojë, ndërsa shtoi se akuzohet edhe për vrasje njerëzish.
‘Sot është njoftuar arrestimin e disa krerëve të botës së krimit shtetëror dhe të lidhur me shtetin. Sot është arrestuar Pëllumb Gjoka një nga banditët kryesor një njeri që me ndihmën e Edi Ramës ka grabitur ndoshta rreth 100 mijë m2 në Velipojë. Akuzohet edhe me vrasje njerëzish. Pëllumb Gjoka ka një motel këtu të cilin Edi Rama i ka dhënë apo donte ti jepte 5 yje dhe kazinonë.
Pëllumb Gjoka ishte po aq i afërt me Edi Ramën sa dhe vetë Damian Gjiknuri. Mbi Plumbin ishte Bistri. Bistri është një nga eksponentët kryesor të krimit në Shqipëri dhe në Ballkan drejtonte drejtorinë operacionale të policisë së shtetit. Është një hajdut ordiner tek autor i it ë gjitha llojeve të dhunimit të ligjit. Ky është vetëm fillimi i SKY regjistrimit’– tha Berisha.