Policia e Shtetit ka dhënë detaje zyrtare për arrestimin e Ergys Agasit në Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK.
Në momentin kur policia ndërhyri për arrestimin e Agasit, ai nuk ishte i vetëm. Në të njëjtin automjet ndodhej edhe Uljan Shpataraku, i cili u shoqërua nga autoritetet për verifikim.
REAGIMI
Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wanted”
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Wanted”.
Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi E. A., i shpallur në kërkim nga SPAK-u.
Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar E. A.
