Gjatë raportimit të kreut të SPAK, Altin Dumani, përpara deputetëve, zëdhënësi i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ngriti pyetjen e drejtpërdrejtë mbi mënyrën e ekzekutimit të arrestit ndaj ish-presidentit.
Në reagimin e tij, Dumani u distancua nga veprimet e policisë, duke deklaruar se ekzekutimi i urdhrave është kompetencë e strukturave të rendit dhe se edhe vetë ai nuk ishte dakord me mënyrën si u krye ndalimi.
“Si e cilëson mënyrën e arrestimit të Ilir Metës?”-pyeti Tedi Blushi kreun e SPAK në Komisionin e Ligjeve.
Dumani: Urdhrat e ekzekutimit i bën policia e shtetit. Kjo është praktikë e përditshme e ndërtuar ndër vite. Nuk ndihem përgjegjës për mënyrën e arrestimit sepse nuk e kam ekzekutuar unë masën edhe pse ajo lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër kësaj mënyre.