Ish-presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua sot nga Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sipas informacioneve jozyrtare, ndaj tij po kryhet një hetim pasuror, me dyshimet për mosdeklarim pasurish, korrupsion dhe pastrim parash.
Ky hetim besohet të jetë shkaku kryesor i arrestit të sotëm, ndërsa Meta përballet edhe me çështje të tjera hetimore, si ajo e njohur për lidhjet me kompaninë CEZ-DIA.
Në qershor, ai kaloi më shumë se tre orë përballë hetuesve në Prokurorinë e Posaçme, ku u pyet rreth pasurisë së familjes së tij.
Ish-presidenti ka mohuar çdo përfshirje në çështje pronash ose financash, duke theksuar se këto çështje janë trajtuar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila gjithashtu është subjekt i një hetimi pasuror nga SPAK.
Sot, SPAK-u vendosi masën e detyrimit përpara për Kryemadhin, duke shtuar tensionin në situatën politike aktuale.//VOA



