Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, është arrestuar këtë të diel me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai akuzohet për disa vepra penale, përfshirë “Korrupsionin aktiv në zgjedhje”, “Përkrahjen e autorit të krimit” dhe “Tregtimin e sekretit shtetëror”.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, arrestimi erdhi pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme, e cila kishte caktuar masën e sigurimit arrest në burg. Disa ditë më parë, Çyrbja kishte dhënë dorëheqjen nga mandati i tij, pas akuzave për shpërdorim detyre.

Burimet raportojnë se, përveç Çyrbjas, është arrestuar edhe një person tjetër ai është Ahmet Masha, një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar, i dyshuar si bashkëpunëtor, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim. Identitetet e këtyre individëve ende nuk janë zbuluar.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.