Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e ish-kryeinspektorin e IMT në Durrës Ardian Halili, për ndërtimet pa leje që kishte kryer në zonën e Ishmit. Ndërtimet janë kryer në kohën kur ai mbante këtë detyre, gjatë vitit 2018 e në vijim.
Ndërtimi përbehet nga 11 godina tip garsoniere, një godinë dykatëshedhe një fushë mini futbolli në sipërfaqe mbi 5600 m2 pranë bregdetit në fshatin Shetaj, Ishëm
“Lidhur me veprimet e policisë Durrës, për ndërtimet pa leje, në këtë kuadër strukturat e Durrësit kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit me inicialet A.H. Ky shtetas u kap duke kryer ndërtime pa leje në subjektin e tij, ‘San Michel Rezidencë’, ai e ka ndërtuar këtë objekt gjatë kohës kur ta ushtruar funksionin e kryeinspektorit të IMT në 2018 e në vijim. Ndërtimi përbehet nga 11 godina tip garsoniere, një godinë dykatëshe, një fushë mini futbolli në sipërfaqe mbi 5600 m2. Ky rast është dëshmia e qartë sesi zyrtar të shtetit duke shpërdoruar detyrën, kanë abuzuar me qëllim përfitimin. Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike”, deklaroi policia.