Tedi Blushi ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Blushi është shprehur se reagimi i radhës i Partisë së Lirisë do të jetë protesta, teksa arrestimi i Metës është një arsye më tepër për të protestuar.

Gazetari: Cili do te jete reagimi i radhes i Partisë së Lirisë?

Tedi Blushi: Sot do mbledhim forumet drejtuese dhe sigurisht që linja nuk ndryshon, edhe sikur të mos ndodhte kjo gjë.

Aksion dhe përballje, dhëmbë për dhëmbë dhe sy për sy se ashtu e meritojnë. Si armiqtë më të këqinj të këtij populli.