Kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili ndodhej në Shkodër, ka anuluar të gjitha takimet dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, me urdhër të SPAK.

Bëhet e ditur se kreu i qeverisë kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të Partisë Socialsite, si edhe një takim me strukturat e kësaj force politike në Shkodër, por i ka anuluar duke u nisur drejt kryeqytetit.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me urdhër të SPAK mesditën e sotme. Ai ndodhej në ambientet e Bashkisë Tiranë kur u shoqërua nga agjentët e BKH-së drejt bllokut të sigurisë “Mine Peza”.

Gjithashtu është lëshuar urdhër arresti për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa. Ndaj saj është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”, por Ajola Xoxa ndodhet jashtë vendit.