Në ceremoninë e 105 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Tiranës, ka folur kreu i qeverisë Edi Rama. Ai u ndal në fillim të fjalës së tij në zhvillimet e fundit, arrestimin e Erion Veliajt.
Ai e cilësoi ngjajren si lincim publik, teksa ironizou dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin tha se është i pafytyrë dhe idiot që mund të thotë se Rama drejton drejtësinë
“E kam të pamundur të mos e lidh faktin që përndizet një situatë. Zhvillohet një linçim publik dhe pastaj bëhet një heqja nga shpatullat e kokës së kryeqytetit tre muaj para zgjedhjeve, nuk po inicioj asgjë, por po them që për mua kjo nuk është normale.
Nuk ka një flagrancë. Nuk ka një rrezik shoqëror. Ka një hetim për jetën e kryetarit të bashkisë. Sa një gjë e tillë është në shinat e kushtetutës së Republikës nuk më takon mua, por dyshimi është që është jashtë shinave. Ne sot vetëm një idiot, i pafytyrë mund të thotë që drejtojmë drejtësinë“- tha Rama.



