Pak më parë ka ardhur reagimi i parë nga opozita, pasi kreut të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, iu caktua masa e sigurisë ‘arrest me burg’ me kërkesë të SPAK.
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, pretendon se me arrestimin e Veliajt, ‘SPAK vërtetoi se është në shërbim të Ramës, duke dashur të lërë në hije lajmin për drejtuesin e fushatës së PD’.
“Jashtë gjithë komenteve të tjera, ne se lajmi i arrestimit të Velinës së bashkisë është real, SPAK thjesht vërtetoi dhe një herë se është në shërbim të Ramës duke dashur të lerë në hije me këtë lajm faktin qe grupi i cili nxori fitues Presidentin Trump, do drejtoje dhe PD ne fitore! Ky lajm vërtetoi po ashtu ose rikonfirmoi se për interes te tij Rama shet dhe pjellën e tij!”-shkruan Paloka.