Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi akuzohen se kanë vjedhur çantën e një klienti në një berberhane.

Mësohet se grabitja ka ndodhur në lagjen “Perash”, teksa në pranga kanë rënë një 20 vjeçar dhe dy 17-vjeçarë. Kallëzimi ndaj 3 të rinjve është bërë nga pronari i berberhanes, ku kishte ndodhur vjedhja.

Njoftimi policisë

Shkodër/ Vodhën çantën me para dhe sende personale, të një klienti në një berberhane në lagjen “Perash”, arrestohen një 20-vjeçar dhe 2 shtetas të mitur. Vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të pronarit të një berberhane, se në subjektin e tij, 3 shtetas kishin vjedhur çantën me para dhe sende personale të një klienti, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit “Door”, identifikuan dhe vunë në pranga autorët e dyshuar të rastit. Konkretisht, u arrestuan shtetasi K. P., 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.