Policia italiane ka shkatërruar bandën shqiptare që merrej me grabitjen e banesave në qytetin e Kuneos. Mediat fqinje raportojnë se operacioni i koduar  “Robin” ka çuar në arrestimin e personave me origjinë shqiptare. Hetimet kanë vërtetuar se prej nëntorit të 2016 e deri më shkurt të 2017, banda e grabitësve kanë kryer rreth 18 grabitje në provincën e rajonit të Lombardisë e Piemontes.


Në profilet e tyre në Facebbok, 9 të arrestuarit shqiptarë shkruanin se ndjeheshin si Robin Hood e grabisnin të pasurit për t’ia dhënë të varfërve. Të gjithë ishin rezidentë në Milano dhe Bergamo. Më komikja në të gjithë këtë histori është fakti se njëri prej të arrestuarve kishte shkruar në profilin e tij në Facebook kishte shkruar se profesioni i tij ishte “hajdut”.


Ndërkohë, policia ka publikuar edhe sendet e vjedhura nga banda e “skifterëve”, të sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Bëhet fjalë për automjete, bizhuteri të shtrenjta, kompjuterë, e të tjerë. Vlera e sendeve të sekuestruar shkon 40 mijë euro.


Ndërkohë, policia italiane ka publikuar edhe identitetet e të arrestuarve që janë: Lulash Peci, 38vjeç;  Vinsel Ulndreaj 32 vjeç; Gjovalin Vukaj 30 vjeç; Saimir Zhuba 30 vjeç; Skënder Arra 29 vjeç;Kelmend Halili 24 vjeç; Alfred Gaspri 30 vjeç; Sokol Shkambi 29 vjeç dhe Agostin Peci 29 vjeç. Aktiviteti investigativ i autoriteteve italiane ka zbardhur dhe bashkëpunimin e kësaj bande me bande të tjera grabitësish, po shqiptarë që vepronin në territorin italian.



19 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)