Tre familjarë janë arrestuar ditën e sotme në Fier dhe një 18-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë dhunuar një persona dhe bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, është arrestuar një 42-vjeçar, bashkëshortja e tij dhe djali i tyre. Po ashtu, është shpallur në kërkim djali 18-vjeçar i çiftit. Së bashku, ata kanë dhunuar vëllain e 42-vjeçares dhe gruan e tij, e po ashtu i kanë thyer xhamat e makinës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 42 vjeç, banues në Levan, bashkëshorten e tij, shtetasen L. M., 42 vjeç, djalin e tij, shtetasin A. M., 20 vjeç, si dhe shpallën në kërkim djalin tjetër, shtetasin A. M., 18 vjeç, pasi dyshohet se kanë dhunuar vëllain e shtetases L. M., shtetasin K. O., 39 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen K. O., 35 vjeçe. Gjithashtu, kanë dëmtuar xhamat e automjeteve në pronësi të shtetasit K. O. Punohet për kapjen e 18-vjeçarit;