Një bazë prostitucioni është zbuluar ditën e sotme në Elbasan, teksa në pranga kanë rënë 4 persona.
Mësohet se janë arrestuar dy vajza me shtetësi kolumbiane të cilat kishin ardhur në vendin tonë, pikërisht për të ushtruar këtë aktivitet të paligjshëm. Ato bashkëpunonin me një 25-vjeçar dhe një 43-vjeçar shqiptar, të cilët u gjenin klientë. Edhe këta dy persona kanë rënë në prangat e policisë.
I gjithë aktiviteti zhvillohej në një apartament që ata kishin marrë me qira në Elbasan. Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Elbasan.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kolumbiane A. P., 20 vjeçe dhe A. R., 24 vjeçe, për ushtrim prostitucioni.
Gjithashtu, u arrestuan shtetasit A. T., 25 vjeç dhe Y. H., 43 vjeç, për shfrytëzim prostitucioni.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të ushtrimit të prostitucionit, në një apartament të marrë me qira, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fee”, kanë ushtruar kontroll në këtë apartament në të cilin u konstatuan 2 shtetaset kolumbiane dhe shtetasit A. T. dhe Y. H.
Vijon puna për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.