Dy të rinj janë arrestuar në qytetin e Durrësit pas një kontrolli nga “Shqiponjat”. Gjatë këtij kontrolli u zbulua se 33-vjeçari drejtonte mjetin pa leje drejtimi gjithashtu u gjet edhe një sasi droge dhe shumë paketa cigaresh në makinë. 28-vjeçari ishte prezent si pasagjer në makinë.
Nga hetiet dyshohet se ë rinjtë janë autorë të grabitjes së një marketi në Durrës.
Njoftimi:
Specialistët e qarkullimit rrugor, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 33 vjeç, dhe E. N., 28 vjeç, të dy banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrollit, u konstatua se shtetasi E. B., drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasi E. N., ndodhej si pasagjer.
Në vijim të kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe dhjetëra paketa cigare.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të vjedhjes së një marketi, në lagjen nr. 17, në Durrës.
