Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, ndërsa një i tretë do të merret në pyetje pasi u përfshinë në një përleshje me thika dhe armë zjarri. Dyshohet se shkak për këtë sherr është bërë një vajzë dhe konflikti që nisi verbalisht u kthye në një përplasje të dhunshme ku u përdorën dhe thika dhe armë zjarri.

Nga sherri mbeti i plagosur një 34-vjeçar, i cili u godit me thikë, një 35-vjeçar i cili u qëllua në gjoks dhe një 35-vjeçar shqiptar i cili pësoi disa plagë depërtuese në gjymtyrë dhe në brinjë. Të dyshuarit janë akuzuar, në shkallë të ndryshme, për përleshje të rënduar, tentativë vrasjeje dhe posedim të paligjshëm të armëve ose objekteve të afta të shkaktojnë vepër penale.