Romë
Policia italiane arrestoi 19 hamej të sektorit të përpunimit të bagazheve në aeroportin Fiumicino në Romë si pjesë e një hetimi mbi vjedhjet e bagazheve. Të dyshuarit po mbahen aktualisht nën arrest shtëpiak. Edhe dhjetë punonjës të tjerë janë marrë në pyetje nëpër aeroporte në të gjithë vendin.
Në Bolonja, Verona dhe Napoli, punonjësit u hetuan si pjesë e një operacioni policor që ka vijuar për më shumë se një vit. Policia njoftoi se po heton më shumë se 100 raportime për vjedhje bagazhesh dhe dëmtime të tjera.
Vetë aeroporti dhe kompania ajrore “Alitalia” thanë se po punonin ngushtë me policinë. “Pasagjerët që kanë humbur bagazhet janë rimbursuar. Ne jemi viktima në këtë rast”, tha “Alitalia”. Në rast se gjenden fajtorët, hajdutët mund të dënohen me deri 6 muaj burg.