Një adoleshent ka rënë në prangat e policisë në Korçë, i akuzuar për përdhunim.
Sipas uniformave blu, 16-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj në të miturës. Autoritetet lokale po hetojnë këtë rast, deri në një vendim final ndaj 16-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.