Një 19-vjeçare ka rënë në pranga teksa dy vajza të tjera janë vendosur nën hetim në Berat, pasi akuzohen se ushtronin prostitucion.

Policia ka njoftuar, se pas një hetimi 2 mujor u zbulua se e reja shfrytëzonte një 19-vjeçare dhe motrën e saj të mitur, 15 vjeç, për prostitucion. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për rreth 2 muaj, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve i DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, u finalizua, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, operacioni “Multiple”.

Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasja S. K., 19 vjeçe, banuese në Berat, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasja A. A., 19 vjeçe dhe motra e saj 15 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se shtetasja S. K. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.