Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Bulevardi”, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në zonën e Kamzës.
Shtetasi E. P., banues në Valias, u ndalua në bulevardin “Nënë Tereza” gjatë një kontrolli të automjetit që drejtonte. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, policia i gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike, një peshore elektronike, një automjet dhe një aparat celular.
Operacioni u organizua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, pas një pune hetimore të mirëfilltë për goditjen e shpërndarjes së drogës në kryeqytet.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.