Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Itali, të akuzuar si autorë të disa vjedhjeve.

Ngjarja ka ndodhur në Romë, ku shqiptarët akuzohet se ishin pjesë e një bande hajdutësh që vepronte në zonën e Lacios. Gjatë aksionit, u plagosën edhe 4 efektivë policie. Ndërkohë, u sekuestruan 100 mijë euro cash, një makinë luksoze, bizhuteri ari dhe dy pistoleta. Raportohet se makina përdorej për qëllim grabitjesh dhe arratisje me shpejtësi të lartë.

Shqiptarët raportohet se ishin me origjinë nga veriu i vendit dhe sipas policisë italiane, ishin kushërinj me njëri-tjetrin. Banda e hajdutëve vepronte nga ora 16:00 deri në 23:00, nga e hëna deri të shtunën, sikur të ishte një javë e rregullt pune, ndërsa të dielat ishin një “ditë pushimi”. Pikërisht kur po ktheheshin nga “dita e tyre e punës”, policia i arrestoi gjatë natës. Kur kryenin vjedhjet, raportohet se secili anëtar kishte një rol specifik,