Një 42-vjeçar gjerman është arrestuar nga policia ditën e sotme. 42-vjeçari është kapur në pikën kufitare “Tre Urat” në Gjirokastër.
I arrestuari me iniciale D.J ka tentuar të kalojë pikën kuftare të vendit tonë me një sasi dorge duke e transportuar me një furgon.
Sipas njoftimit të policisë 42-vjeçari kishte me vete një sasi kanabisi dhe vaj kanabisi. Policia e gjirokastrës ka sekuestruar lëndën narkotike dhe furgonin me të cilën, gjermani, do t’a transportonte atë sasi droge .

Rasti në fjalë po merret në shqyrtim aktualisht nga Prokuroria e Gjirokastrës.
Njoftimi i Policisë:
PKK Tre Urat
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete (sasi dhe vaj cannabisi), arrestohet 42-vjeçari nga Gjermania.
Sekuestrohen lënda narkotike dhe furgoni që drejtonte i arrestuari.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Tre Urat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, vunë në pranga shtetasin gjerman D. J., 42 vjeç.
Në dalje të vendit, në furgonin që drejtonte 42-vjeçari u gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi vaji cannabisi.
Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
