Një 48-vjeçar, i cili tentoi të vidhte një automjet, është kapur në flagrancë nga policia.

48-vjeçari u kap në lagjen “Çlirimi” të Lushnjes tentoi të vidhte një “BMW”, duke ndërhyrë në centralinën e automjetit. Por, ai u konstatua nga pronari i makinës dhe u kap nga shërbimet e efektivët e policisë që po patrullonin në zonë.

Ndaj 48-vjeçarit, banues në Tiranë, është ngritur akuza për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 48-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet, gjatë tentativës për të vjedhur 1 automjet, një 48-vjeçar. I arrestuari, me precedent të theksuar, për këtë krim. Sekuestrohen mjetet me të cilat ai po ndërhynte në centralinën e automjetit, me qëllim vjedhjen.

Ditën e djeshme, në lagjen “Çlirimi”, shtetasi G. K. synonte të vidhte një automjet tip “BMW”, duke ndërhyrë në centralinën e tij. Shtetasi u konstatua nga pronari i automjetit dhe menjëherë u kap nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë që po patrullonin në zonë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit G. K., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 48-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.