Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar sot një urdhër-arrest për avokatin e njohur Besart Logu.
Mësohet se ndaj avokatit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohet se i ka marrë 8 mijë euro ryshfet një klienti duke i premtuar se do të ushtronte ndikimin e tij tek gjyqtarët për t’i lehtësuar masën e sigurisë.
Përveç detyrës si avokat, Logu është edhe zv.drejtor në Departamentin e Drejtësisë në Partinë Demokratike. Më herët ai ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, prej korrikut 2021 deri në qershor 2025. Ndërkohë, nga nëntori 2023 deri në mars 2024 ai ka qenë sekretar i PD në degën numër 7 në Tiranë.