Policia italiane ka kapur mat banden e hajdutëve shqiptarë të cilët sapo kishin vjedhur një kasafortë në Perugia.

Banda përbëhej nga tre të rinj shqiptarë, të cilët në momentin që hapën kasafortën tentuan të fshiheshin jashtë banesës, por ishte e kotë.

Policia është lajmëruar nga pronari i banesës dhe ka ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme.

Pas arrestimit, të rinjve shqiptarë u janë gjetur stoli të vjedhura nga banesa, si dhe sende të tjera që mund t’i atribuohen vjedhjeve të tjera, për të cilat policia po kryen hetime të mëtejshme për të përcaktuar origjinën e tyre.

Për më tepër kontrollet e rezultuara bënë të mundur konstatimin se ndaj njërit prej tyre kishte një masë sigurie të marsit 2022 të lëshuar nga Zyra GIP e Gjykatës së Perugias, me kërkesë të Prokurorisë Publike vendase.

Ndaj tyre u mbajt seancë e drejtpërdrejtë në gjykatën e Perugias, e cila vërtetoi arrestimin, duke i dënuar të tre me dënime me kusht.