Një shtetas 40-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, teksa po tentonte të kalonte në territorin e Shqipërisë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki.
Arrestimi i këtij personi ka ardhur në kuadër të hetimeve për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, një akuzë e rëndë që ka nxitur kërkimin e tij nga autoritetet ndërkombëtare. Pasi u ndalua në kufi, 40-vjeçari u ekstradua dhe do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë mbi të.
Njoftimi:
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:
Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë.
Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit në Finlandë.
