Një çift shqiptarësh është arrestuar nga policia italiane në Rimini për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, ata kishin kthyer banesën në një laborator drogë, të cilën pas përpunimit, e tregtonin. Gjatë kontrollit të shtëpisë në Bellaria, karabinierët gjetën më shumë se 21,000 euro, të ardhurat e trafikimit si dhe sasi kanabisi e kokaine.

Çifti kishte qenë nën vëzhgim për njëfarë kohe, teksa në gjykatë dhanë deklarata kontradiktore që kundërshtonin njëri-tjetrin.  Burri tha se drogën e kishte për përdorim personal së bashku me bashkëshorten ,teksa kjo e fundit tha se nuk kishte dijeni për aktivitetin e të shoqit.