Deni Selimllari, djali i ish-miss-it Valbona Selimllari, ka rënë në prangat e policisë. Arrestimi i tij u realizua në Qerret të Kavajës, pas një denoncimi në lidhje me dyshimin se ai, së bashku me persona të tjerë, kishte vjedhur një orë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur një sasi kanabisi. Deni Selimllari është i lidhur me modelen Gloria Meshi, e cila është e dashura e tij. Akoma nuk ka informacion të plotë mbi hetimet dhe shkaqet e vjedhjes së orës, por çështja është në duar të autoriteteve.