Një punonjëse e policisë ka rënë në pranga ditën e sotme në qytetin e Korçës.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar se efektivja është arrestuar pasi ka qenë duke drejtuar makinë në gjendje të dehur, e për pasojë është aksidentuar. Mësohet se punonjësja e policisë ka qenë jashtë shërbimit dhe duke lëvizur me makinën e saj, kur ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 4 të mëngjesit.
Pasi policia mbërriti në vendin e aksidentit për kryerjen e procedurave, rezultoi se punonjësja e policisë ka qenë në gjendje të dehur mbi normat e lejuara.