Një shtetas grek është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi u kap duke transportuar drogë.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi grek ka modifikuar një pjesë të mjetit për të bërë të mundur futjen e lëndës narkotike kanabis sativa. Sasia e kapur është rreth 30 kilogramë.

Shtetasi grek u kap në tentativë për të kaluar drejt vendit fqinj, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë për të zbuluar sasinë e drogës të fshehur në mjet. Ky i fundit, dyshohet se e ka marrë drogën në shtetin shqiptar dhe ka dashur ta çojë drejt shtetit grek ndërsa është arrestuar nga policia. Hetimet për rastin vijojnë për të zbardhur edhe persona të tjerë që kanë lidhje me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.