Policia ka arrestuar ditën e sotme një 17-vjeçar në qytetin e Kukësit, i cili shiste kokainë. Paraprakisht dyshohet se i mituri ishte pjesë e një grupi kriminal dhe shfrytëzohej për shpërndarjen e lëndës narkotike. Policia po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Njoftimi i policisë:
Operacioni policor i koduar “Start 2” vijon në Kukës, ndërsa numri i personave të arrestuar ka shkuar në katër, pas ndalimit të një 17-vjeçari të dyshuar si i përfshirë në veprimtari kriminale. Sipas Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, i mituri, banues në Kukës, dyshohet se në bashkëpunim me tre shtetasit e arrestuar më herët, shiste lëndë narkotike të dyshuar kokainë në qytet.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


