Një shqiptar është mes të arrestuarve për vrasjen e një 19-vjeçari mbrëmjen e të shtunës në Itali. Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi gjatë natës midis të shtunës, 11 korrikut dhe të dielës, 12 korrikut, kur viktima Youssef Rama Abdelaziz u qëllua disa herë me thikë dhe humbi jetën në Crema të Italisë.

Përveç shqiptarit, në pranga kanë rënë dhe dy shtetas afrikanë. Sipas raportimeve, shqiptari u identifikua nga një dëshmitar okular i incidentit të dhunshëm. Hetuesit u ndihmuan gjithashtu nga pamjet filmike të mbikëqyrjes nga parkingu i supermarketit në Viale Repubblica, ku ndodhi krimi. Një përleshje e dhunshme shpërtheu midis dy grupeve të të rinjve në parkingun e një supermarketi në Viale Repubblica, në Crema, informon media italiane. Gjatë përleshjes, 19-vjeçari u godit disa herë me thikë, duke e goditur në gjoks. Pasi u godit, Youssef Rama Abdelaziz vrapoi disa dhjetëra metra përpara se të humbiste ndjenjat dhe të rrëzohej në asfalt.