Në një konferencë për mediat të mbajtur më 21 Tetor, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të cilin e cilësoi një veprim politik të motivuar nga Edi Rama. Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 Dhjetorit 2023, theksoi se SPAK dhe kreu i saj, Altin Dumani, po veprojnë në përputhje me urdhrat e Ramës për të sulmuar përfaqësuesit e opozitës.

“S’kanë publikuar asnjë fakt për Ilir Metën. Persekutimi i tij është politik. Rama po bën përpjekje për të eliminuar kundërshtarin politik. U zbatua urdhri politik i Edi Ramës. Është radha jonë,” deklaroi Berisha, duke shprehur shqetësimin për situatën e opozitës në vend.