Biznesmeni Ergys Agasi është arrestuar pasditen e sotme nga Forcat Operacionale në Durrës.

Ai është ndaluar në Golem në afërsi të një vendi të quajtur “Rruga me Plepa”. Aty është prangosur nga BKH dhe është shoqëruar.

Agasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë.

Në lidhje me arrestimin burime zyrtare bëjnë me dije se Agasi është vënë nën ndjekje nga agjentët e BKH të asistuar nga forcat operacionale të Elbasanit.

Në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK për dosjen e AKSHI-t lidhur me korrupsion, pastrimit të parave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, Agasi ishte shpallur në kërkim zyrtar pasi më parë ndaj tij ishin ushtruar kontrolle banese dhe sekuestro pasurish.

Top Channel