Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Sarandë, pasi dyshohet se mbante armë zjarri pa leje dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalin që administronte.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Administratori”, pas kontrolleve dhe informacioneve të siguruara nga strukturat e Policisë.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit dhe ndaj vetë të dyshuarit, uniformat blu sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe 7 fishekë, si dhe një sasi kokaine, e cila dyshohet se mbahej për t’u shitur.

Sipas Policisë, në pranga u vu shtetasi A.H., 37 vjeç, banues në Sarandë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për vijimin e hetimeve dhe veprimet e mëtejshme ligjore.