Një 61-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Raportohet se shqiptari akuzohet si autori i një grabitjeje të ndodhur në vitin 2017, në qytetin e Korçës. Në këtë ngjarje, 61-vjeçari ka dhunuar brutalisht një person dhe më pas i ka marrë automjetin dhe dy telefona celularë. Pas kësaj, duket se ai ka shkuar në Greqi, ku ka hyrë pa dokumente.
Tashmë priten të kryhen procedurat dhe 61-vjeçari do të ekstradohet për tu përballur me drejtësinë në vendin tonë.
