Me urdhër të GJKKO është arrestuar sot në Shkodër Safet Bajri. Aktualisht Bajri ndodhet në komisariatin e Shkodrës dhe pritet që të niset drejt Tiranës.
Gazetarja e Top Channel Anila hoxha raporton se Bajri është nën hetim nga SPAK, dhe se jo zyrtarisht burimet thonë se ndaj tij ka masë sigurie. Mes akuzave për të cilat ka masë është edhe ajo e grupit kriminal.
Avokati i Bajrit është shprehur se do të merret në pyetje dhe po kërkohet marrja e ADN-së. Arrestimi i tij vjen tre ditë pasi forcat Speciale RENEA, kryen kontrolle në banesën e tij në Dobraç.