Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin drejt Zvicrës të shtetasit turk Berkay Gulbas, i cili u arrestua në Shqipëri gjatë muajit korrik.

Gulbas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane, pasi akuzohet për një rast vrasjeje të mbetur në tentativë.

Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja dhe vetë Berkay Gulbas kërkuan që ai të ekstradohej drejt Turqisë, ku gjithashtu rezulton të ketë çështje penale në ngarkim. Kjo kërkesë nuk është pranuar nga Gjykata e Tiranës.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Lorena Çabej. Pas përfundimit të procedurave ligjore në Shqipëri, pritet që Gulbas t’u dorëzohet autoriteteve zvicerane për vijimin e procesit gjyqësor ndaj tij.